Video

Liri dhe Ermal Fejzullahu sjellin bashkëpunimin e ri “Loqka”

Këngëtari i ri dhe talenti në ngjitje, Liri Tahiri, ka bashkuar forcat me yllin e estradës shqiptare, Ermal Fejzullahu, për të sjellë një bashkëpunim elektrizues që paralajmëron verën e nxehtë.

Kënga e tyre e re titullohet “Loqka”, dhe është një krijim ritmik që premtim të sjellë freski në skenën muzikore dhe të kthehet në një nga hitet që do të dëgjohen në çdo bregdet dhe bar në këto muaj të ngrohtë.

Producenti Buci është motori që ka orkestruar ritmin e kësaj kënge, dhe ka kontribuar edhe në pjesën e tekstit bashkë me Liri Tahiri dhe Ermal Fejzullahun.

Ndërkohë, videoja e këngës është realizuar me një cilësi të lartë dhe skena që thjesht të ftojnë të ëndërrosh për pushime, nga ekipi i njohur i Mars Studio.

Kënga “Loqka” pritet të kapë vëmendjen e publikut të gjerë dhe tashmë ka të gjithë elementet për të qenë një sukses nëpër klubet dhe festivalet muzikore të verës. /Telegrafi/