Video

Limaj emocionohet kur flet për ushtarin e plagosur: Vdiq se nuk patëm infuzion

Fatmir Limaj, ish-komandanti i brigadës 121 në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sot në 25-vjetorin e çlirimit të vendit ka folur për fillimet e luftës.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai është shprehur se ushtarët e UÇK-së e nisën luftën pa pasë mbrapa një mjek apo mjete elementare për trajtimin e tyre në rast të plagosjes.

“Kemi shkuar e nuk e kemi pasë një mjek mbrapa, nuk kemi pasë një infuzion mbrapa në rast plagosjeje, apo mjete të tjerë nëse plagoset një ushtar për mjekimin e tij. E kjo është shumë e rëndë”.

“Imagjinojeni një djalë 19 vjeçar që shkon në luftë e nuk ka mbrapa as mjek për t’ua mjekuar plagët, kështu ka filluar lufta, duke pasë një orientim sakrificën për të bërë diçka për vendin tonë”, ka thënë Limaj.

Limaj, më pas ka treguar rastin se si një ushtar ka vdekur pasi nuk kishin mjete të tilla për mjekimin e tij.

“Kemi Sylën, një nga ushtarët e mi, që ka lënë fëmijë për mungesë të infuzionit i janë bllokuar veshët nga plagosja. Praktikisht nga kjo me gjithë përpjekjet tona, rrugës na ka vdekur. E ka pasë shumë raste në Kosovë që sot janë dëshmorë të kombit”, ka thënë Limaj.