Viseo

Liderët botërorë në samitin e G7 e befasojnë kancelarin gjerman me urimet për ditëlindjen e tij

Samiti i G7 në Itali pati një moment të ngrohtë kur liderët botërorë u bashkuan për të uruar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për ditëlindjen e tij.

Një video nga ngjarja tregon kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministren italiane, Georgia Meloni, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, duke përshëndetur Scholz.

Më pas atyre iu bashkua edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Nuk vonuan shumë dhe liderët filluan t’i këndojnë Scholz-it këngën e ditëlindjes, i cili i falënderoi për gjestin e tyre.

Ndryshe, Olaf Scholz ka shërbyer si kancelar i Gjermanisë që nga dhjetori i vitit 2021.

Ai është anëtar i Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD).

Përpara se të bëhej kancelar, Scholz mbajti disa poste kyçe politike, duke përfshirë zëvendëskancelarin dhe Ministrin e Financave në qeverinë e koalicionit të Angela Merkel nga viti 2018 deri në vitin 2021.

Bëhet e ditur se së bashku me Joe Biden, Rishi Sunak, Justin Trudeau, Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Ursula von der Leyen, në samit po marrin pjesë edhe kryeministri japonez, Fumio Kishida, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.