BBVA

Lënë pas hatërmbetjet e Big Brother – Erjola dhe Ilnisa pajtohen live në emision

Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli kanë qenë dy nga rivalet më të mëdha në Big Brother VIP Albania 3.

Duket se ish-konkurrentet kanë lënë pas hatërmbetjet, për t’u pajtuar me atë se ka qenë thjesht vetëm lojë.

Në emisionin ‘Top Arena’, ato i shtrinë dorën njëra-tjetrës e më pas edhe u përqafuan.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky ka qenë një moment që u komentua nga të gjithë pasi edhe nuk pritej.

Big Brother i këtij viti ka bërë bujë të madhe me personazhet dhe me lojën që kanë zhvilluar.

Foto: Screenshot/YouTube

Fituese në këtë edicion u shpall aktorja Egla Ceno.

Në vend të dytë u rendit Julian Deda, kurse në vend të tretë Romeo Veshaj.