LAJMI I FUNDIT

Ky është i arrestuari i tretë për vrasjen e Liridona Murselit, pjesëtar i FSK-së dhe nip i Naim Murselit

Një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.

Policia e ka konfirmuar tashmë arrestimin e personit të tretë.

Ballkani.info mëson se i arrestuari është Kushtrim Kokalla nga Cermjani i Gjakovës, nip i familjes së Naim Murselit, bashkëshortit të Liridonës i dyshuar se pagoi 30 mijë Granit Plavën natën e 29 nëntorit.

Kokalla ka edhe fotografi me Naim Murselin, derisa është edhe pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Ballkani.info/