Kushtet e vështira, detyrojnë shumë rusë ta braktisin ushtrinë. Shteti rus mundohet t’i fsheh faktet

Në mes të gushtit të vitit 2020, një ushtar rus braktisi kazermën për të mos u kthyer më, shkaku i kushteve të këqija.

Ushtari Aleksandri Tatarenko bëri gjithçka për t’u siguruar që ai të mos kthehej përsëri në njësinë ushtarake 16871 të RADN-it.

Rekruti u arratis nga njësia ushtarake duke shkuar nën një urë në lindje të Rusisë për të qëndruar një javë, dhe kishte planifikuar të vdiste, por jo të kthehej në ushtri.

Ai u gjet nga disa punëtorë të ndërtimtarisë që e morën në punë, duke siguruar ushqimin dhe mbijetesën.

Deri më tani kjo histori, dhe shumë tjera si kjo, nuk janë komentuar nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse.

Një hulumtim që ka bërë gazeta e pavarur ruse, “Novaya Gazeta”, ka gjetur se kushtet në Ushtrinë e Rusisë janë shumë të këqija, pavarësisht se ky shtet investon buxhet të madh në armatim.

Alexander Tatarenko u zhduk nga njësia ushtarake dhe ndaloi së komunikuari, shumë media në rusi shkruan për këtë.

Ushtari i shkroi nënës dhe të dashurës së tij se u largua nga “burgu” shkaku i “rrahjes, zhvatjes dhe kushteve tepër të këqija. Kjo është bërë normë”.

Ndërsa këtë e konfirmoi edhe nëna e Aleksandrit. Në një anketë që ka bërë gazeta “Novaya Gazeta” midis të anketuarve që shërbyen në Rusi në gjashtë vitet e fundit shumica e rekrutëve u përballen me këto rreziqe gjatë shërbimit.

Ministria e Mbrojtjes Ruse u përpoq ta fshihte këtë fakt, duke mos krijuar imazh të keq dhe duke mos ulur dëshirën e të rinjve për rekrutim në ushtri.

Por, pavarësisht të gjithave, incidenti më i rëndë mbetet ai i vitit 2019 ku një ushtar kishte shtënë me armë zjarri në njësinë ushtarake 54160 në fshatin Gorny, duke lënë të vrarë tetë kolegë të tij dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Sektori i mbrojtjes është një nga sektorët që pritet të ketë zvogëlim të konsideruar të buxhetit, gjë që ka shkaktuar kritika të mëdha tek ushtaraket dhe politikanet me qasje ekspansioniste. Shpenzimet e mbrojtjes për vitin 2021 pritet të bijën në 2.5% të Produktit të brendshëm bruto. /Ballkani.info/