një vit punë

Kryetari Lladrovci raporton para qytetarëve për punën një vjeçare

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur tubimin e dytë me publikun, ku ka raportuar para qytetarëve për punën e tij një vjeçare.

Në tubimin me publikun, është diskutuar për aktivitetet e Komunës të kryera gjatë vitit fiskal 2018.

Takimin e ka hapur Zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra, i cili ka treguar rëndësinë e këtij takimi me publikun dhe ka treguar se njoftimi është bërë me kohë sipas Ligjit.

Punën një vjeçare e ka prezantuar kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i cili ka falënderuar të pranishmit për prezencën dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti. “Ju falënderoj gjithsecilin për bashkëpunimin që keni treguar ne realizimin e projekteve të cilat janë kryer në vendbanimet ku jetoni, pres bashkëpunimin tuaj edhe ne të ardhmen në zhvillimin e projekteve që janë ne interesin e përgjithshëm”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Kryetari Lladrovci ka shtuar se të gjitha projektet e parapara të kryhen gjatë vitit 2018 edhe shumë projekte të bashkëfinancuara me nivelin qendror, kanë përfunduar sipas planifikimit.

Sipas kumtesës për media, të pranishmit kanë shtruar pyetje dhe sugjerime ekzekutivit për punën një vjeçare, ndërsa drejtorët e drejtorive u kanë jap përgjigje të gjithë atyre që kanë drejtuar pyetje për projektet që kanë përfunduar gjatë këtij viti.

Në realizimin e projekteve kapitale, kanë përfunduar kryesisht rrugë në lagje, kanalizim, ujësjellës, mirëmbajtje të varrezave, shërbimet e varrimit, menaxhim të mbeturinave dhe projekte të tjera të planifikuara.