Bardhi

Bardhi po vjen me tri bashkëpunime

Pas publikimit të këngës “Luj zemër”, bëhet e ditur se këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Bardhi do të vijë me tri bashkëpunime.

Kjo u bë e ditur nga vetë artisti përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje se si do të vijnë këto tri bashkëpunime nga këngëtari dhe për cilat projekte bëhet fjalë.

Ai vetëm para pak ditësh, kishte publikuar këngën më të fundit “Luj zemër”, të cilën e solli në bashkëpunim me këngëtaren Arbëresha.

Bardhi, është një emër dhe personazh tejet i dashur për publikun, fama e të cilit u shumëfishua pas pjesëmarrjes së tij në BBVA.

Ai nisi një romancë me modelen Sara Gjordeni, me të cilën tanimë po presin edhe një fëmijë bashkë.