Menduh Thaçi

Thaçi: Gara për president pa produkt për shqiptarët, rezultati më 8 maj do të jetë shumë më i volitshëm

Kreu i PDSH Menduh Thaçi, i cili po garon bashkë me Frontin Evropian në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit në Maqedoninë e Veriut, ka komentuar rezultatin e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Duke folur në Euronews Albania për numrin e votave që mori kandidati i BDI Bujar Osmani përballë Arben Taravarit të VLEN, Thaçi thotë se e përafërsisht e kishte pritur një rezultat të till.

“Rezultati i zgjedhjeve është i tillë që neve na mundëson dyfishin e mandateve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë pasë 10 ditëve. Pritshëmëritë ishin të sakta, për shkak se te shqiptarët ne ngadhënjyem me një rezultat të thellë dhe po ashtu pritshmëritë për te maqedonasit dolën në shesh, opozita maqedonase dhe grupime nacionaliste rreth saj i fituan zgjedhjet bindshëm.

Por, këtu ka një dallim. Te shqiptarët zgjedhjet presidenciale janë si gara pa produkt dhe dalja e tyre, sado që ne kemi tentuar t’i mobilizojmë, nuk është edhe aq e madhe, ndërsa te zgjedhjet parlamentare edhe te shqiptarët gara është me produkt, del qeveria. Unë besoj se rezultati do të jetë shumë më i mirë, shumë më i volitshëm” ka thënë Thaçi.