Kopshtaria, “Porta e gjelbër” drejt mirëqenies mendore

Në kopshtin terapeutik, pjesëmarrësit qëndrojnë në një mjedis ku mbizotërojnë bimët, të cilat vendosen për të lehtësuar ndërveprimin e njeriut me elementet shëruese të natyrës.

Nëse dëshironi të mbillni farën e orizit do t’u duhet një tokë e lagësht për të marrë produktin, por për terapinë me hortikulturë, e gjitha që ju nevojitet është një zonë në natyrë e cila për produkt do të japë shëndetin, shkruan Anadolu Agency (AA).

Terapia hortikulturore është një praktikë profesionale me të cilën synohet përmirësimi i shëndetit mendor dhe fizik të njerëzve, përmes aktiviteteve të kopshtarisë.

Kjo ndihmon në përmirësimin e kujtesës, aftësive njohëse, inicimit të detyrave, si dhe aftësive gjuhësore dhe të socializimit.

Në kopshtin terapeutik, pjesëmarrësit qëndrojnë në një mjedis ku mbizotërojnë bimët, të cilat vendosen për të lehtësuar ndërveprimin e njeriut me elementet shëruese të natyrës.

Stacioni për Hulumtime Agrikulturore në qarkun Taichung të Tajvanit, ka ndërtuar një kopsht shërues, një lloj i kopshtit terapeutik, i cili funksionon tashmë për dy vjet.

“Kemi filluar këtë punë, sepse me siguri e dini se njerëzit gjithnjë e më shumë po shqetësohen për ritmin e jetës”, tha Hsueh-Shih Lin, drejtori i Përgjithshëm i stacionit.

“Kemi ndërtuar një kopsht që njerëzit të mund të ecin, të takojnë miqtë dhe gjërat brenda tij. Kemi edhe aktivitete kopshtarie brenda tij”, shtoi më tej.

Nga elementet themelore të kopshtit terapeutik janë seksionet e ndara sipas ngjyrës, përmbajtjes dhe aromës.

Lin tha se kopshti shërues nxit shqisat e të pamurit, dëgjimit, shijes dhe të prekurit.

– Përzgjedhja e veçantë e luleve

Kalimi nëpër një rrugë të gjerë, duke shijuar gjërat themelore të kopshtit terapeutik, vizitorët fillimisht hyjnë në në pjesën e të pamurit.

Menaxheri i kopshtit, Chia-Chin Hsu, rrëfen se për kopshtin shërues, është bërë një përzgjedhje e veçantë e luleve.

Për pjesën e cila i referohet të pamurit, Hsu tha e kanë bërë një përzgjedhje të veçantë të ngjyrave duke organizuar bimët në skema dhe ngjyra të lehta.

Kopshti terapeutik bën një ndërveprim midis njerëzve dhe bimëve, ku ndërveprimet mund të jenë pasive ose aktive në varësi të dizajnit të kopshtit dhe nevojave të vizitorëve.

“Në këtë vend, ju mund të përqendroheni në meditim duke lënë anash punët tjera”, tha Hsu, për të shtuar se kanë bërë edhe një test mbi lehtësimet të cilat i sjell shëtitja në këtë kopsht.

“U dhamë njerëzve një letër përplot fjalë dhe u thamë brenda tre minitave të tregojnë numrin e fjalëve. Kjo u shkakton presion të madh. Pas testit i lamë të shëtisin për gjashtë minuta dhe u dhamë një test tjetër. Duke bërë kështu, ne masim stresin të cilin e lirojnë”, rrëfeu Hsu.

Rezultatet e këtij testi, flasin se pjesëmarrësit janë liruar nga stresi pas shëtitjes në kopsht.