Foto

Ambasada Holandeze dhe AGK-ja hapën ekspozitë për lirinë e medias

Ambasada e Holandës në Kosovë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kanë hapur ekspozitën për Lirinë e Medias.

Xhemajl Rexha, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gjatë fjalimit hyrës ka thënë se kjo ekspozitë ka për qëllim që t’u kujtojmë qeverive në botë çfarë do të thotë liria e mediave.

“Kam qenë i kënaqur që kam qenë pjesë e jurisë dhe kam shpallur fituesit e kësaj ekspozite të artistëve të talentuar, ku tregojnë se çka po ndodh me mediat. Si çdo tre maj qeveria jonë dhe ne ia kujtojmë qeverive në botë çfarë do të thotë liria mediave. Ka qenë vit i vështirë në Kosovë sa i përket sigurisë”, ka thënë Rexha.

Ndërsa ambasadorja e Holandës në Prishtinë, Carin Lobbezoo, ka thënë se liria medias është komponentë kyçe për një demokraci funksionuese.

Madje ajo ftoi që t’u bashkëngjiten më 3 maj diskutimeve me panelistët nga RTK-ja dhe Klan Kosova.

“Ne jemi javën e lirisë së mediave dhe për herë të parë Ambasada Holandeze janë bashkuar në këtë projekt. Liria shprehjes online është prioritet për ne. Një pasqyrim i mediave të lira në një mënyrë e sigurt dhe kyçe që të ushtrohet kjo e drejtë. Liria e mediave kërcënohet”.

Image

“Unë po i shoh disa gazetarë të Ukrainës. Edhe ata e kanë përvojën se sa e vështirë është të jesh gazetar në kushte të vështira. Edhe në vendin tim përpiqem që të i mbroj gazetarët që flasin. Liria medias është komponent kyç për një demokraci funksionuese. Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë kemi bërë iniciativë që ta shënojmë ditën e lirisë së mediave. Gara e hapur ka rezultuar me disa çmime”, ka thënë ambasadorja Lobbezoo. /eo