Raporti i Progresit

Komisioni Evropian: Kosova dhe Bosnja dështojnë në arritjen e progresit drejt BE-së

Kosova më 8 nëntor ka pranuar raportin e progresit të Bashkimit Evropian. Në Raportin e Progresit për Kosovën, në shumicën e fushave që vlerësohen, Komisioni Evropian ka thënë se Kosova ka shënuar “përparim të kufizuar”.

Përveç përparimit të kufizuar, Raporti i Progresit të Bashkimit Evropian, ka vlerësuar se Kosova nuk ka shënuar fare progres në fusha si ajo e Administratës Publike.

Raporti i Progresit për reformat në Administratën Publike, ka konstatuar se rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë zbatuar mjaftueshëm.

Ndërsa ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë, sipas raportit është vlerësuar si rrezik të krijojë dhe përkeqësojnë boshllëqet ekzistuese në kapacitetet administrative.

Raporti i përvjetshëm i Bashkimit Evropian, ndër të tjera, ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të kufizuar në një mori fushash nga ajo gjyqësorit dhe të drejtave themelore, funksionimit të gjyqësorit, luftimit të korrupsionit e deri te liria e shprehjes, luftës kundër krimit të organizuar, kontrollit financiar e prokurimit publik.

Kosova, sipas raportit të Progresit të BE-së, ka çaluar edhe në nivelin e përgatitjes së sektorëve të ndryshme sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Funskionimi i gjyqësorit, lufta kundër krimit të organizuar, kapaciteti për të përballuar presionin konkurrues janë vlerësuar me notën më të dobët të mundshme: 0.

Sipas BE-së, këta sektorë, janë në fazën e hershme të përgatitjes.

Ndërsa gjyqësori dhe të drejtat themelore, lufta kundër korrupsionit, drejtësia, liria dhe siguria, ekzistenca e një ekonomie të tregut funksional janë vlerësuar me notën 1, apo, siç cilësohet nga BE-ja, njëfarë përgatitje.

Ndërkohë administrata publike, liria e shprehjes, statistikat dhe kontrolli financiar, janë fushat në të cilat, sipas BE-së, Kosova për 12 muaj ka bërë disa përgatitje.

Lidhur me implementimin total të klasterit të parë , më mirë në rajon radhiten Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat marrin 44 pikë nga raporti evropian.

Shqipëria më tej renditet e treta me 40 pikë, Serbia me 38 dhe në fund renditjen e mbyllin Kosova me 15 dhe Bosnjë dhe Hercegovina me 14.