Kjo është agjenda e Kosovës për dy ndeshjet e tetorit

Kombëtarja e Kosovës në futboll gjatë muajit tetor zhvillon dy ndeshje kualifikuese për Euro 2024.

“Dardanët” do të përballen me Andorrën në udhëtim më 12 tetor dhe me Izraelin tri ditë më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri Primozh Gliha tashmë ka zbuluar listën e lojtarëve ndërsa nga fillimi i javës që vjen nis grumbullimi i lojtarëve.

Fillimisht, selektori Primoz Gliha do ta mbajë një konferencë për shtyp të hënën duke filluar nga ora 12:00.

Stërvitjen e parë do ta bëjnë të martën paradite, nga ora 11:00 në kampin nacional në Hajvali.

Lojtarët e Kosovës më pas do të ushtrojnë edhe pasdite, nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Më pas, “Dardanët” do ta marrin rrugën drejt Andorrës.

Atje, të mërkurën do ta zhvillojnë seancën e fundit stërvitore para lojës që do të luhet të enjten e 12 tetorit. /Ballkani.info