Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, dihet gjerësisht se Kylian Mbappe do të jetë lojtar i ri i Real Madridit nga vera, duke mbërritur si lojtar i lirë nga Paris Saint Germain.
Dëshmia e re e transferimit të futbollistit më të mirë të ditës së sotme te Real ka mbërritur sot, kur revista spanjolle Vozpopuli njoftoi se Mbappe ka blerë një vilë në Madrid që më parë i përkiste Sergio Ramos, mbrojtësit legjendar spanjoll dhe ikonës së klubit mbretëror.
Mbappe së bashku me nënën e tij kërkonin prej kohësh një shtëpi të re në Madrid dhe Ramos i ofroi një vilë prej 18 milionë eurosh dhe mesa duket tani të dy kanë rënë dakord.
Vila ku do të jetojë Mbappe pas transferimit te Real Madridi ndodhet në rajonin La Moraleja.







