Fadil Kajtazi

Kajtazi: Më 2012 takova spiunin e Serbisë me pseudonimin Sinani e që vinte nga Kryeministria

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se në vitin 2012 e kishte takuar një spiun serb, që para luftës “ishte njohur nën pseudonimin ‘Sinani’”, ka deklaruar ai.

Sipas Kajtazit, ky serb vinte nga zyra e kryeministrit të Kosovës.

“Në vitin 93 e kam parë dosjen e njërit, shumëçka por njërit, pseudonimin ‘Sinani’…Fotografinë e kishte të vitit 81, un e shihja foton në 1993-n. Dhe rrodhën ngjarjet, në 2012-n isha i ftuar në një seminar që e organizonte Qeveria e Kosovës në Gjilan. Ulur e shihja dikë te paneli që po e njoh. I jap rast të përshëndetemi, ai s’më njihte, por unë e njihja. Kur e përmendi emrin doli se ishte ky tipi ‘Sinani’ që vinte nga Zyra e kryeministrit të Kosovës”, ka shtuar Kajtazi.