Rike Roçi

“Janë shumë të uritur” – Rike Roçi tregon se si ngacmohet nga meshkujt në rrugë

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Rike Roçi, u shfaq në emisionin “Fiks Fare”, ku ndau disa momente të jetës së saj personale dhe profesionale.

Rasti i saj në këtë emision u bë i veçantë kur ajo tregoi për ngacmimet që ka përjetuar nga disa djem në rrugë.

“Dal shumë pak herë në këmbë, dal gjithmonë me makinë, por më ka rastisur sa herë dal në këmbë, janë të uritur çunat, gjithmonë më thonë ‘të hënksha këtë, të hënksha atë’, nuk e di nuk kanë bukë në shtëpi”, u shpreh Rike me shaka, duke përshkruar përvojën e saj.

Foto: Screenshot/YouTube

Gjithashtu, moderatorët e emisionit tentuan të provokonin Riken në tema të ndryshme, duke përfshirë edhe futbollin.

Megjithatë, ajo demonstronte njohuri të mira në lidhje me këtë sport dhe tregoi se kishte interesim për të.