Ish-luftëtari

Ish-luftëtari i UÇK-së: Kam pasë bashkëluftëtar që ka qenë veç 13-vjeçar

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mevlud Brava, ka rrëfyer që ka pasur edhe ushtarë të UÇK-së hiç më pak se 13-vjeçarë në moshë.

“Ka qenë papërvoja pak [shqetësuese], por gjatë kohës sa kemi qenë aty, ka pasë granatime të ndryshme, luftime të ndryshme, e me kalimin e kohës jemi aftësu dhe i kemi përballu të gjitha”, ka thënë Brava në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Por nuk do të  thotë që vetëm unë kam qenë më i i riu se në radhët e Ushtrisë Çlirimtare në Han të Elezit ka pasur shumë më të rinj se unë, unë i kam pasë 17-vjet, por ka pasur 16-vje,t 14-vjet, 13 vjet. Vlen ta cek, Adem Brava ka qenë 13-vjeçar, Beran Brava ka qenë 13-vjecar, Rrustem Berisha ka qenë 15-vjeçar nga fshati Gorancë”.

“Ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë qenë të rinj”, tha Brava, i cili si 17 vjeçar, nga Shqipëria iu bashkëngjit UÇK-së.