Hoti miraton rregullore të re për zyren e tij, kërkon të njejtën edhe nga ministrat

Kryeministri Hoti tregon se ka nënshkruar Rregulloren për Organizimin e vendeve të punës në Zyren e Kryeministrit.

Me këtë rregullore thotë se organizimi i zyres së tij do jetë në pajtim me legjislacionin.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot e kam nënshkruar Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, organizimi i ri në ZKM, do të jetë në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi të administratës shtetërore, që siguron rritjen e efikasitetit të punës dhe thjeshtimin e ndarjes së detyrave të njësive organizative.Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës për administratën shtetërore dhe krijon një model standard i cili do të ndiqet edhe nga ana e ministrive.Me qellim që qeverisja të jetë efikase dhe e organizuar mirë, u kam kërkuar të gjithë ministrave ta kryejnë këtë reformë sa më parë dhe në përputhje të plotë me ligjin.Duke i vendosur kapacitetet profesionale në njësitë e duhura organizative eliminohen pengesat e panevojshme burokratike në kryerjen e detyrave qeveritare.