Heshtja “shurdhuese” e Messit, Interi “përgjon pas dere”

Pas poshtërimit në Champions League nga Bayerni i Mynihut, te Barcelona “zhurmën” më të madhe po e bën heshtja e Messit. Një heshtje “shurdhuese”, e cila hedh hije dyshimi mbi të ardhmen e Leos te “blaugranat”.

Për shkak të skadimit të kontratës në vitin 2021, siç raportohet nga mediet spanjolle, “La Pulce” po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga klubi. Hipotezë që do të hapte skenarë sensacionalë në treg, me Interin të gatshëm për të përfituar nga situata, për të provuar goditjen e madhe.

Për momentin, pra, nuk ka siguri për të ardhmen e Messit. Situata e Leos te Barcelona mbetet një çështje e mprehtë për t’u zgjidhur shpejt, sepse Leo ka kërkuar nga klubi garanci të rëndësishme. Për të qëndruar te “blaugranat”, pas turpërimi në të Lisbonës, fenomeni argjentinas do të dëshironte një forcim të konsiderueshëm të skuadrës dhe një ndryshim të thelbësor në stafin teknik.

Disa çështje presidenti Bartomeu do të përpiqet t’i zgjidhë së shpejti, por disa zgjidhje mund të mos jenë të mjaftueshme për ta mbajtur përsëri Messin për një kohë të gjatë. Sipas disa medieve spanjolle, në fakt, “La Pulce” tashmë ka vendosur të largohet nga Barça në vitin 2021 dhe këtë vendim e ka bërë të qartë që në maj. Një situatë që duhet të trajtohet me kujdes te Barcelona, me Interit që po përgjon pas dere, i gatshëm të përfitojë.