Daulina Osmani

Haxhijaj zbulon skandalin në MKRS, si fitoi projekt 335 mijë euro motra e Daulina Osmanit

Ish-sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj përmes një postimi në facebook ka shkruar për disa skandale në MKRS e me theks të veçantë për financimin e projekti “Drejt Malit” në vlerë prej 335 mijë euro dhënë motrës së zv Ministrës, Daulina Osmani.

Sipas Haxhijajt ky projekt është nën hetim.

“Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, pa dyshim është njëri prej ministrave me më së shumti skandale në Qeverinë Kurti.

Për qudi interesi i publikut po duket shumë i vogël për këto skandale, ndoshta gruri, vaij e sheqeri ja kanë marrë vemendjen”, ka shkruar ndër të tjera haxhijaj duke I ceklur më pas gji8tha shkeljet që janë bërë në MKRS.

Postimi i plotë i Shasivar Haxhijajt:

I harruar nga vemendja e publikut dhe mediave!!

Ministri i Kulturës Hajrullah Çeku, pa dyshim është njëri prej ministrave me më së shumti skandale në Qeverinë Kurti.

Për qudi interesi i publikut po duket shumë i vogël për këto skandale, ndoshta gruri, vaij e sheqeri ja kanë marrë vemendjen.

Më poshtë ⬇️ vetëm disa nga keqpërdorimet qindra mijëra euro të Ministrit Çeku, që deri më tani ka arritur për mrekulli ti mbaj jashtë syrit të publikut!

1️⃣ Dhjetra tender njëburimorë në fushën e trashegimisë kulturore;

2️⃣ Financimi i projektit ” Drejt Malit” në vlerë 335 mijë euro, i dhënë motres së zv Ministres Daulina Osmani, projekt nën hetime;

3️⃣ Financimi i “Databazës në Sport”, në vlerë 121 mijë euro, përfitues një OJQ e sapo e hapur, me objekt trajtimin e shëndetit mendor në sport, ndërsa projektin e parë e fiton për krijim të databzës në sport, projekt nën hetime.

4️⃣ Financimi i renovimit të Palestres së Sportit  Sezair Surroi të Prizerenit, ku pas fillimit të punimeve nënshkruhet kontrata me kompaninë;

5️⃣ Financimi i Strategjisë Kombëtare në Sport dhe Ligjit të Sportit, në vlerë 200 mijë euro, mjete të bartura në Komitetin Olimpike të Kosovës, për të ju shmangur procedurave tenderuese;

6️⃣ Emërimi me vendim të ministrit të Kryetarit dhe Sekretarit të Federatës së Taekëondosë së Kosovës, në kundërshtim me Ligjin për Sport, Ligjin për OJQ, Statutin e Federatës, Kartën Olimpike, kallzim penal ndaj Ministrit, lënda nën hetime;

7️⃣ Shkatrrimi i Federatës së Notit të Kosovës duke ju marrur federatën drejtuesve legjitim të zgjedhur në Kuvendin legjitim, e duke e dorëzuar te një grup i klubeve, në mënyrë të pa ligjshme. Kallëzim penal ndaj zv. Ministres Daulina Osmani.

Përse këto kepërdorime të buxhetit, shmangie të procedurave tenderuese, ndërhyrje të kundërligjshmë në punët e federatave e keqpërdorim të detyrës zyrtare, duhet të kenë më pak vëmendjen se ato të grurit, vajit e sheqerit!!!

Nuk ka video, ama ka fakte e domumentacion të mjaftueshëm.