Ramush Haradinaj

Haradinaj i përgjigjet Krasniqit: Duhet platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kthyer përgjigje kryetari të PDK-së, Memli Krasniqi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj ka thënë se rrugëdalja e vetme nga kriza në Kosovë është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin.

“Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, ka shkruar Haradinaj.