Haradinaj: 12 qershori shënon mbylljen e kapitullit 100-vjeçar të dhunës dhe pushtimit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, i ka kushtuar një shënim në Facebook 21-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se 12 qershori shënon mbylljen e kapitullit 100-vjeçar të dhunës dhe pushtimit mbi Kosovës dhe fundin e vuajtjeve të popullit kosovar.

“Kjo ditë shënon mbylljen e kapitullit 100 vjeçar të dhunës dhe pushtimit mbi Kosovën, fundin e vuajtjeve të popullit tonë. Kjo ditë shënon edhe fillimin e pa kthim të shtetit më të ri në botë”, ka shkruar ai.

Shefi i deputetëve të AAK-së ka thënë se me 12 qershorin duhet të krenohen të gjithë, ditë që, siç ka shkruar ai, është rezultat i çlirimtarëve dhe miqve që u rreshtuan kah e drejta.

“Populli ynë dhe aleatët duhet të krenohen me të kaluarën tonë, me sakrificën shekullore që e bëmë deri në liri. 12 Qershori 1999, është rezultat i çlirimtarëve dhe miqve tanë që u rreshtuan kah e drejta. Urime Kosovë!”, ka shkruar ai.