Policia e Kosovës

Gruaja e keqtrajton burrin në Gjakovë, më pas arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Gjakovë, ku viktimë është një burrë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë me dije se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është keqtrajtuar nga e dyshuara femër kosovare bashkëshortja e tij.

Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara gjendet në arrati.

Detaje tjera nuk janë dhënë.

BONUS VIDEO: Kurti: Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin e fundit të shekullit të shkuar