Grezda i kundëpërgjigjet Rejas

Pas problemeve të trajnerit Edy Reja me Taulant Xhakën në ekipin kombëtar të Shqipërisë, tanimë në shesh kanë dalë edhe mosmarrëveshjet e trajnerit me lojtarin Eros Grezda.

Trajneri italian, në konferencën e mbajtur sot në mesditë, u shpreh se Grezda nuk pranoi kushtet dhe situatën.

“Nëse nuk je dakord me trajnerin, shko në shtëpi”, mësohet t’i ketë thënë Reja, lojtarit nga Gjakova.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Eros Grezdës, i cili në një postim në rrjetin social në Facebook u shpreh se për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, ai nuk ka marr asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajneri i kombëtares.

loading…