Euro 2024

Granit Xhaka stërvit i vetëm, rrezikon të mos luajë kundër Anglisë

Sipas një raporti, Granit Xhaka do të jetë i aftë për t’u përballur me Anglinë, pavarësisht se i është nënshtruar një skanimi për një dëmtim të mundshëm.

Mesfushori ka qenë lojtari kyç i Zvicrës në Euro 2024.

Zvicranët do të përballen me Tre Luanët të shtunën, por në këtë përballje në dyshim se a do të mund të luante ishte Xhaka.

Sipas Blick, ai do t’i nënshtrohej një skanimi MRI për shkak të disa problemeve, por The Sun raporton se ai do të jetë i aftë për t’u përballur me Anglinë pas rezultateve të testeve.

Xhaka u pa duke marrë trajtim në pjesën e parë të fitores 2-0 të skuadrës së tij ndaj Italisë, megjithëse vazhdoi të përfundonte lojën, me sa duket pa ndonjë problem të mëtejshëm.

Mesfushori do të stërvitet vetë të martën, megjithëse pritet të jetë i gatshëm për të filluar në fundjavë. /Ballkani.info