Veri

Grafitet në veri, Agim Musliu: Perëndimi në gjumë, e Kosova ku?

Grafite të reja janë shfaqur në veri të vendit, me mbishkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Për këto grafite njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka shkruar se janë sikurse para 24 shatorit, para se të ndodhte agresioni në Banjskë.

Ai ka shkruar se perëndimi është në gjumë, derisa ka pyetur se ku po mbet Kosova.

“Dje, kërcënimi për Kryeministrin e Kosovës, i cili pasi u dekonspirua, gjoja u vu në diskutim nëse ishte i vërtetë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe një pjesë e shqiptarëve. Sot, grafite (Brigada e Veriut është gjallë & Kur ushtria të kthehet në Kosovë) sikurse para 24 shtatorit, agresionit në Banjskë. Gjersa, krejt Evropa dhe SHBA janë këtë vit në zgjedhje, e ndoshta edhe Kosova, Serbia tashmë s’e ka këtë hall, sepse i ka vjedhë zgjedhjet. Putini po siguron mandat jetësor! Perëndimi në gjumë, e Kosova ku?”, ka shkruar Musliu në Facebook.