Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Drejtoreshës së Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, Entela Hyseni e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pas vërtetimit të aktakuzës nga Gjykata e Apelit për sot ishte planifikuar të mbahet seanca gjyqësore, mirëpo pala e dëmtuar kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit, Naser Maliqi, për shkak të veprimeve të njëanshme.

Ballkani.info e ka siguruar kërkesën e të dëmtuarit Valon Salihu për përjashtimin e gjyqtarit Naser Maliqi.

Në kërkesën për përjashtim, thuhet se shkaqet faktike të kësaj kërkese manifestohen me rrethanat të cilat vënë në pikëpyetje dhe ka dyshime për paanashmërinë e tij për të udhëhequr dhe gjykuar drejtë dhe ligjshëm këtë procedurë penale.

Për ta mbështetur kërkesën për përjashtimin e Maliqit, pala e dëmtuar ka ofruar fakte të shumta të cilat dëshmojnë anshmërinë e tij, pasi që ai konsiderohet si mbështetës i pushtetit.

Në këtë fakte janë përfshirë raportime mediale, të cilat mund t’i shihni në vazhdim.

Më 7 mars, gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Naser Maliqi, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook, kishte pëlqyer një video ku shihej kryeministri në detyrë Albin Kurti me zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes në një restorant në Podujevë, kishte liruar nga aktakuza Drejtoreshën e Inspekcionit në Gjilan, Entela Hysenin.

Mirëpo, pas ankesës së palës së dëmtuar në Apel, çështja ishte rikthyer sërish dhe aktakuza ndaj Hysenit ka mbetur në fuqi.

Në vazhdim mund t’i gjeni disa nga raportimet e Ballkani.info për këtë rast: