Gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Naser Maliqi, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook, kishte pëlqyer një video ku shihej kryeministri në detyrë Albin Kurti me zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes në një restorant në Podujevë, ka liruar nga aktakuza Drejtoreshën e Inspekcionit në Gjilan, Entela Hysenin.

Ndaj Hysenit ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore si e dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Por, ndonëse kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bëri të ditur se Drejtoresha e Inspekcionit u lirua nga aktakuza për keqpërdorim të detyrës – nuk u publikua vendimi i Gjykatës e cila iu ka lënë afat vetëm dy ditë kohë palës së dëmtuar për ankesë rreth rastit në fjalë, shkruan portali gjilanas zerogjashtë.
Vendimi është marrë nga Gjykata para afateve ligjore për përgjigje në ankesë, vetëm dy ditë pasi kishte pranuar ankesën pala e dëmtuar.
Megjithatë, edhe pse vendimi i Themelores nuk është i plotfuqishëm, meqë ekzistojnë dy shkallë tjera të ankimimit, nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, me ironi shkroi në Facebook se “Drejtësia fitoi! Urime Entela”.
Dyshohet se drejtoresha Hyseni nuk e kishte rrënuar murin ilegal për shkak të ndikimit të nënkryetares së Gjilanit, Leonora Bunjakut e cila është motra e motra e Agron Morinës, investitorit të “Elita SHPK” të përfshirë në rastin në fjalë.
Për çka po akuzohej Entela Hyseni?
Më 1 korrik të vitit të kaluar, inspektorët e ndërtimit kishin nxjerr një aktvendim për rrënim me të cilin është urdhëruar pronarët e kompanive të nderimit “Engji SH.P.K dhe “Elita SHPK” që të rrënoj – kthej në gjendje të mëparshme hapësirat e përbashkëta në përputhje me vendimin për legalizim, meqë kanë kryer ndërtim të paligjshëm.
Ky aktvendim kishte ardhur pas ankesave të biznesmenit Valon Salihut, pronar i disa lokaleve në lagjen “Fidanishtja” në Gjilan, i cili është përballur me vështirësi në shfrytëzimin e tyre për shkak të një muri të ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.
Kompanitë ”Engji SH.P.K” dhe “Elita SH.P.K” pranë lokaleve të Salihut dyshohet se kanë kryer ndërtim të paligjshme, uzurpim të pronës dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë ndryshuar në terren gjendjen faktike.
Në vend të parkingjeve, kanë ndërtuar një muri dhe në vend të rrugës kanë bërë parkingje, për dallim prej asaj për të cilën ishte lëshuar leja ndërtimore. Si rrjedhojë e këtij ndërtimi të paligjshëm nuk është duke mundur që t’i shfrytëzoj lokalet e tij për qëllime afariste, duke i paraqitur pengesa në shfrytëzimin e tyre.
Ndryshe, biznesmeni Valon Salihu ia ka shkruar një letër kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenit, duke e paralajmëruar për kallëzim penal nëse nuk zbatohet aktvendimi për rrënimin e murit ilegal.
“Për të mos ardhur në pozicionin e Entela Hysenit, kërkoj që të ndërmerrni veprimet ligjore që iu takojnë, e gjithashtu me mirësjellje kërkojë që këtë paralajmërim ta trajtoni me shumë seriozitet dhe të ndërmerren veprimet përkatëse, në të kundërtën jam i detyruar që kundër vullnetit tim të ushtroj kallëzim penal ndaj jush”, thuhet në letër.
Ballkani.info ka raportuar disa herë për këtë rast:







