Seanca përfundoi dhe nga dera e Gjykatës Themelore të Gjilanit doli është drejtoresha e Inspekcionit e këtij qyteti, Entela Hyseni.
Drejtoresha e Alban Hysenit po përballet me drejtësinë, teksa akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ne nje rast qe lidhet me ankesat e Valon Salihut, pronarit te disa lokaleve në lagjen “Fidanishtja” në Gjilan, i cili është përballur me vështirësi në shfrytëzimin e tyre për shkak të një muri të ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.
Per rastin Ballkani.info kishte raportuar ne vazhdimësi, teksa i njëjti rast, tanimë ka kaluar në fazën gjyqësore dhe sot ka pasur zhvillime të reja në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Gjatë kësaj seancës fillestare është trajtuar çështja penale ndaj Entela Hysenit, drejtoreshë e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, e cila akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pikërisht për rastin e Valon Salihut.
Prokuroria ka paraqitur aktakuzën, duke theksuar se ekziston dyshim i bazuar se Hyseni, në cilësinë e saj si drejtoreshë e Inspekcionit, nuk ka autorizuar personat përgjegjës për ekzekutimin e rrënimit të murit të lartcekur.
“Nuk e pranoj veprën penale, sepse nuk e kam kryer,” ishin fjalët e vetme të cilat i tha e pandehura Entela Hyseni para trupit gjykues.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i të dëmtuarit Valon Salihu, avokati Alban Makolli, iu bashkëngjit ndjekjes penale dhe kërkoi kompensim të dëmit, duke theksuar se rrënimi ende nuk është ekzekutuar, ashtu siç përshkruhet në aktakuzë.
Avokati mbrojtës i të pandehurës, Abdylaziz Sadiku, deklaroi se i bashkohet plotësisht fjalëve të klientes së tij dhe theksoi se, meqë nuk është pranuar fajësia, Hyseni dhe mbrojtësi i saj kanë të drejtë të paraqesin kundërshtime për pranueshmërinë e provave brenda një afati prej 10 ditësh.
Sipas aktakuzës, Entela Hyseni nga data 02.07.2024 nuk ka përmbushur detyrimet e saj ligjore, duke mos ekzekutuar aktvendimin për rrënim, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Valon Salihut. Kjo e bën atë përgjegjëse për shkelje ligjore, sipas Prokurorisë.
Ngritja e aktakuzës ndaj Entela Hysenit sipas ligjit për zyrtarët publik, Neni 69, paragrafi 1, pika 1.5, parasheh që nënpunësit civil ndaj të cilit është inicuar procedurë penale, për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksionit të tij/saj, duhet të pezullohet sipas detyrës zyrtare.
Lidhur me këtë rast, Ballkani.info, ka tentuar të kontaktojë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, mirëpo i njëjti nuk iu është përgjigjur thirrjes sonë, pastaj i janë përcjellë edhe pyetjet lidhur me mosveprim në këtë rast si dhe se a do t’i përmbahet ligjit për zyrtarët publik për pezullimin nga puna të drejtoreshës Hyseni.
Deri në këto momente, Ballkani.info nuk ka marrë një përgjigje nga kreu i Gjilanit lidhur me këto çështje.
Në vazhdim e gjeni storien e plotë:
LEXONI EDHE:







