Ballkani.info ka qëndruar të martën e javës së kaluar në Gjilan, në Gjykatën Themelore ku ishte paraparë të mbahet seanca fillestare ndaj të pandehurve Agron Morina (Elita SHPK) dhe Nexhmedin Alimi (Engji ShPK) për veprën penale “ndërtime të kundërligjshme dhe uzurpim të pronës”.

Mirëpo për shkak të mungesës së njërit nga të pandehurit, kjo seancë dështoi të mbahej.

Ndërkohë, gjyqtari Behar Ymeri e ka caktuar seancën e radhës më 18 shkurt të këtij viti.

Mbajtja e seancës ishte caktuar të mbahej pasi që ndërtimet e paligjshme detyruan Valon Salihun të paraqes kallëzim penal ndaj dy kompanive – Engji SH.P.K dhe Elita SH.P.K, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku me datën 23 gusht të viti 2024 kjo prokurori kishte ngritur aktakuzë ndaj këtyre dy kompanive për veprën penale ndërtime të kundërligjshme dhe uzurpim të pronës.

Lidhur me rastin, Ballkani.info ka parë nga afër se si qëndron gjendja në terren.

Avokatja e të dëmtuarit Valon Salihu, Elvira Haziri, ka thënë për Ballkani.info se këto lokale Salihu, i ka blerë për qëllime afariste dhe është përkujdesur që të njëjtat të kenë dokumentacionin valid në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kështu që këto lokale janë ndërtuar në bazë të një leje ndërtimore dhe të njëjtat janë të legalizuara. Ajo thotë se për këto lokale ka pranim teknik dhe certifikatë të pronës, pra ekziston në plotni e drejta e pronësisë për to në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Por, pavarësisht kësaj prapë se prapë Kompanitë Engji SH.P.K dhe Elita SH.P.K, pranë lokaleve të Valon Salihut kanë kryer ndërtim të paligjshme, uzurpim të pronës dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë ndryshuar në terren gjendjen faktike ku në vend të parkingjeve kanë ndërtuar një muri dhe në vend të rrugës kanë bërë parkingje, për dallim prej asaj për të cilën ishte lëshuar leja ndërtimore, Vendimi për Legalizim dhe Certifikatat e pronës përkatëse nga Komuna e Gjilanit . Si rrjedhojë e këtij ndërtimi të paligjshëm nuk është duke mundur që t’i shfrytëzoj lokalet e tij për qëllime afariste, duke i paraqitur pengesa në shfrytëzimin e tyre.

Për më shumë shikojeni storjen në vazhdim: