Në Gjykatën Themelore të Gjilanit, të martën e javës së kaluar ishte paraparë të mbahet seanca fillestare ndaj të pandehurve Agron Morina (Elita SHPK) dhe Nexhmedin Alimi (Engji ShPK) për veprën penale “ndërtime të kundërligjshme dhe uzurpim të pronës”.
Mirëpo për shkak të mungesës së njërit nga të pandehurit, kjo seancë dështoi të mbahej.
Ndërkohë, gjyqtari Behar Ymeri e ka caktuar seancën e radhës më 18 shkurt të këtij viti.
Mbajtja e seancës ishte caktuar të mbahej pasi që ndërtimet e paligjshme detyruan Valon Salihun të paraqes kallëzim penal ndaj dy kompanive – Engji SH.P.K dhe Elita SH.P.K, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku me datën 23 gusht të viti 2024 kjo prokurori kishte ngritur aktakuzë ndaj këtyre dy kompanive për veprën penale ndërtime të kundërligjshme dhe uzurpim të pronës.
Avokatja e të dëmtuarit Valon Salihu, Elvira Haziri, ka thënë për Ballkani.info se këto lokale Salihu, i ka blerë për qëllime afariste dhe është përkujdesur që të njëjtat të kenë dokumentacionin valid në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kështu që këto lokale janë ndërtuar në bazë të një leje ndërtimore dhe të njëjtat janë të legalizuara. Ajo thotë se për këto lokale ka pranim teknik dhe certifikatë të pronës, pra ekziston në plotni e drejta e pronësisë për to në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Por, pavarësisht kësaj prapë se prapë Kompanitë Engji SH.P.K dhe Elita SH.P.K, pranë lokaleve të Valon Salihut kanë kryer ndërtim të paligjshme, uzurpim të pronës dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë ndryshuar në terren gjendjen faktike.
Mirëpo ky aktvendim nuk është ekzekutuar deri më tani edhe pse pala e dëmtuar në këtë rast, ka paraqitur kërkesa të vazhdueshme, asnjëherë askush nuk i është përgjigjur. Por këtë nuk po e zbaton drejtoresha e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, Entela Hyseni, kjo pasi dyshohet se ka ndikim nga nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku , e cila është motra e Agron Morinës, investitorit të Elita SHPK.
E për ta bërë më të qartë këtë situatë, tregojnë edhe fotografitë që do t’i paraqesim më poshtë. Në këtë fotografi shihen se bashku treshja që duket se qëllimisht nuk po e zbaton vendimin që Salihut t’i lejohet shfrytëzimi i lokaleve të tij.

Në fotografitë e publikuara nga Lumi Press të cilat janë shkrepur në Gala Mbrëmjen përmbyllëse të Flakës së Janarit, shihen bashkë dhe të shoqëruar drejtoresha e Inspekcionit Entela Hyseni, nënkryetarja e Gjilanit Leonora Morina Bunjaku dhe i pandehuri, Agron Morina, vëllai i nënkryetares Morina-Bunjaku.

Duhet përmendur edhe një fakt tjetër, se i dëmtuari Valon Salihu ka bërë tashmë Kallëzim Penal ndaj drejtoresh së Inspekcionit, Entela Hyseni për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të kujtojmë se seanca e radhës për rastin e veprës penale “ndërtime të kundërligjshme dhe uzurpim të pronës” është caktuar të mbahet më 18 shkurt të këtij viti.
Për më shumë, shikojeni storjen në vazhdim:
@ballkani.info Muri problematik që po ia shkatërron investimin biznesmenit, dështon mbajtja e seancës fillestare
♬ original sound – Ballkani.info







