Barcelonë

Girona hap derën për rikthimin e Oriol Romeut

Quique Carcel, drejtori sportiv i Gironas, tha se do të dëshironte ta kthente mesfushorin nëse vendos të largohet nga Barça.

Pas një fillimi plot shpresë të sezonit, Oriol Romeu ka humbur rëndësinë në ndeshjet e fundit me Barçën dhe thashethemet për një largim të mundshëm në fund të sezonit kanë filluar të rriten.

“Nëse lind opsioni që Oriol Romeu të largohet nga Barça, ne do të dëshironim ta kthenim atë. As klubi dhe as lojtari nuk na kanë thënë se ai mund të largohet, por nëse ai largohet ne do të donim ta kishim atë”, u shpreh Quique Carcel, shkruan MundoDeportivo, transmeton KlanKosova.tv.

Te Girona vazhdojnë të kenë kujtime të shkëlqyera për mesfushorin dhe këtë e ka thënë drejtori i tyre sportiv Carcel gjatë një prezantimi në kuadër të edicionit të 11-të të Ditës së Trajnerit, organizuar nga Federata Katalanase e Futbollit.

32-vjeçari u transferua në afatin kalimtar të verës tek skuadra e Barcelonës për tre milionë euro.