Video

Policia publikon pamje nga laboratori i drogës që u shkatërrua sot në Leposaviq, arrestohet një i dyshuar e tjetri në kërkim

Njësia e Antidrogës (DHTN) në Mitrovicën Veriore njofton se pas një pune hetimore dhe sigurimit të informatave të besueshme nga tereni se disa persona të dyshuar kanë improvizuar një laborator për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit, sot nën asistimin e zyrtarëve policor nga Drejtoria rajonale e Policisë (DRP) Mitrovicë veri dhe patrullave të Stacionit Policor në Leposaviq kanë realizuar një operacion të suksesshëm bastisje dhe kontrolli në fshatin Miokovicë të Leposaviqit.

Policia njofton se “bastisja është kryer në një shtëpi banimi të të dyshuarit me iniciale (M.I.) dhe objektet përcjellëse, ku në një objekt përcjellës banimi në një dhomë është gjetur një laborator i improvizuar për kultivimin e bimëve të dyshuara të kanabisit”.

“Operacioni policor ka rezultuar me gjetjen e gjithsej (409) bimëve të dyshuara të kanabisit me gjatësi prej 5 deri në 15 cm, një pushkë gjuetie me gjithsej (43) fishek të gjuetisë, si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa, ventilim, termostate, nxehëse, etj.), si dhe një jakne e Policisë së Kosovës”, njofton policia.

I dyshuari me inicialet (M.I.) me aktvendim të prokurorit kujdestar ndalohet për 48 orë, kurse i dyshuari tjetër me iniciale (S.S) është në kërkim të Policisë.

Njësia e forenzikës ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive.

@ballkani.info Policia publikon pamje nga laboratori i drogës që u shkatërrua sot në Leposaviq, arrestohet një i dyshuar e tjetri në kërkim #policiaekosoves #kosovopolice #leposavic #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info