Video

Nis festivali madhështor “Eurovision Song Contest” – këto janë vendet që garojnë sonte

Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas fitores së Loreen në edicionin e vitit të kaluar.

Këtë vit Eurovisioni po mbahet mes frikës së fillimit të trazirave dhe protestave si shenjë revolte ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.

Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën Titan, megjithatë këngëtarja do të performojë në gjysmëfinalen e dytë që mbahet të enjten më 9 maj.

Në gjysmëfinalen e parë do të garojnë gjithsej 15 vende derisa në finalen e madhe kualifikohen 10 shtete, ju mund ta ndiqni këtu.

Por cilat janë vendet të cilat performojnë sonte? Ja lista.

Qipro;

Serbia;

Lituania;

Irlanda;

Ukraina;

Polonia;

Kroacia;

Islanda;

Sllovenia;

Finlanda;

Moldavia;

Azerbajxhani;

Australia;

Portugalia;

Luksemburgu. /Telegrafi/