Foto

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu iu ka bërë thirrje shqiptarëve në Itali për të votuar për Muharrem Salihun për eurodeputet.

Këtë thirrje ai e bëri përmes një postimi në ‘InstaStory’ përderisa pozoi në një foto bashkë me kandidatin shqiptar.

“Faleminderit për pritjen z. Salihu. Ju bëj apel të gjithë shqiptarëve në verilindje të Italisë, me shtetësi italiane ta votojmë shqiptarin e parë eurodeputet të Italisë. Voto Marco me datën 08-09 qershor”, shkroi ai në postimin e tij në Instagram.

Foto: Ermal Fejzullahu / Instagram

Salihu i cili është njëherësh edhe sipërmarrës shpalli javë më parë kandidaturën për eurodeputet në Parlamentin Evropian.

Ai jeton prej 20 vjetësh në Itali dhe shprehet se vendosi të kandidojë për në PE për të çuar zërin e qytetarëve brenda institucioneve evropiane. /Telegrafi/