Gena publikon baladën e re “Më fal”

Këngëtari i njohur, Gena, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Më fal” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika dhe orkestrimit janë realizuar nga Arsen P, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Endrit Mumajesi, i njohur si MUMA.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqitar.

Edhe këtë herë, Gena vjen me një performancë mjaft atraktive dhe melankolike në klip, duke iu përshtatur tematikës së këngës.