Isuf Kadriu

Gazetari i REL nga Shkupi vdiq në Shëngjin si pasojë e arrestit kardiak

Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka vdekur papritur të dielën në moshën 52-vjeçare.

Kadriu ka raportuar për REL-in prej Shkupit prej vitit 2002 dhe është një nga emrat me të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë

Merret vesh se ai  ka vdekur si pasojë e një sulmi kardiak në qytetin e Shëngjinit në Shqipëri, sa ka qenë në pushime me familjen e tij.