Gabon Interi i Contes

Interi është ndalur me një barazim 1-1 nga Lazio në Olimpico.

Vetëm një pikë në xhiron e tretë në Serie A, Interi i Antonio Contes ka gabuar në udhëtim, duke barazuar 1-1 me Lazion.

Mysafirët e nisën më mirë takimin dhe e gjetën golin e epërsisë në 45 minutat e pjesës së parë.

Lautaro Martinez realizoi për 1-0 në minutën e 30’.

Në pjesën e dytë, Lazio u mundua të bëjë diçka më shumë dhe në minutën e 55’, Sergej e dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Më pas Interi tentoi deri në sekondën e fundit, por pavarësisht ndryshimeve dhe inkuadrimeve të reja në fushë, nuk arriti të gjejë golin e tri pikëve.

Dyja skuadrat luajtën me nga një lojtar më pak për disa minuta, Immobile u ndëshkua për vendasit, kurse Sensi u përjashtua për mysafirët, disa minuta pasi hyri në lojë.