Formacionet e finales: PSG – Bayern Munich

Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kampionëve.

Kampioni francez dhe ai gjerman, takohen sonte me fillim nga ora 21:00 në finalen e Champiosn Leagues në Lisbonë.

Kampion i ri i Evropës në nivel klubesh, do të mësohet sonte në “Estadio da Luz”.

PSG-ja në gjysmëfinale eliminoi Leipzigun, kurse Bayerni eliminoi Lyonin për të arritur në finale.

Bayerni është në kërkim të trofeut numër 6, të fundit të fituar në vitin 2013, ndërsa PSG paraqitet në finale për herë të parë, dhe synon të bëhet klubi i dytë francez që e fiton këtë trofe, pas Olympique Marseilles më 1993.

Më poshtë formacionet zyrtare: