FAA fillon shërbimin postar me dron

Rregullatori Ajror Amerikan, FAA, mori të drejtën e certifikatës së parë të një kompanie që do të shpërndajë dërgesat postare me dron, Wing Aviation, degë e Alphabet, kompania mëmë e Google, bëhet e ditur në një komunikatë.

Ky certifikim do t’i mundësojë Wing Aviation nisjen e një shërbimi tregtar për dërgesat e pakove në Blacksburg, në shtetin e Virxhinias.

”Ky është hap i rëndësishëm në përpjekjen për integrimin e dronëve në ekonominë tonë në përputhje me standardet e sigurisë. Siguria mbetet prioritet ynë numër një, ndërkohë që kjo teknologji vijon të zhvillohet për të realizuar projektin në mënyrën më efektive’’,u shpreh në një deklaratë për shtyp sekretarja amerikane për Transportet, Elaine Chao.

Wing Aviation ka nisur tashmë dërgesat prej disa vitesh në Australi, sqaron agjencia federale e aviacionit, e cila është përqendruar në këtë eksperiencë për të siguruar të drejtën e certifikimit amerikan.