dua lipa

Dua Lipa, në mesin e më të pasurve të famshëm në Mbretërinë e Bashkuar

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është në mesin e një numri të famshëm që shfaqen në edicionin e parë të listës së të pasurve ‘40 Under 40’ të ‘The Sunday Times’.

Lipa, e cila do të performojë në Glastonbury Festival në qershor, publikoi së fundmi albumin e saj të tretë në studio Radical Optimism.

Albumi u ngjit në vendin e parë në tabelën zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.