Ramush Haradinaj

Ditëlindja e Mbretit Charles III, Haradinaj merr pjesë në festën e organizuar nga Ambasada Britanike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën e organizuar nga Ambasada Britanike me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i cili u shpreh se ka ndarë edhe urimet për thellimin e mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve tona.

“U bashkova sot në festën e organizuar nga Ambasada Britanike me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III. Në festim të ditëlindjes së Mbretit, me Ambasasorin Jonathan Hargreaves ndamë edhe urimet për thellimin mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj.