Dimal Basha emocionon me status te gjatë- Gjen fajtorin për 1’shin në Biologji dhe tregon se si iu përkushtua Filozofisë në New York

Deputeti I VV-së, Dimal Basha ka publikuar edhe një status në Facebook për t’i arsyetuar 1-shat që ai kishte marrë në shkollë.

Në një status të gjatë për të cilin edhe vet ai tha se “a keni nerva ta lexoni” ka ndarë përvojën e tij me shkollimin dhe mësimin.

Një paragraf të veçantë i ka kushtuar lëndës së Biologjisë ku dhe aty kishte marrë 1-sh. Duke fajësuar sistemin arsimorë në vend, ai tregon për përvojat e tij në shkollat e Amerikës.

“Përveç shkollës fillore, e që në masë të madhe ka qenë bazike, në shkollë të mesme nuk kemi mësuar asgjë biologji. Në New York për herë të parë e kam lexu “The Greatest Show on Earth,” librin e Richard Dawkins, ku jam mahnit me formën e thjeshtë që e shpjegon teorinë e evolucionit. Pra Richard Dawkins ka qenë udhërrëfyesi që unë me kuptu rëndësinë e evolucionit, dhe pastaj nga aty jam njoftu edhe me librin tjetër të tij “God Delusion,” dhe ku jam njoftu me Dan Dennet, Sam Harris, Christopher Hitchens, e plotë tjerë që kishin hap një debat të ri mbi religjionet”.

Ai tha se në shkollë të mesme asnjë nga shokët nuk kanë ditur të mendojnë e shkruajnë në formë akademike, sepse thotë se as nuk ka pasur as nivel e as kushte, por as literaturë.

Postimi i plotë i tij:

Asnjëherë nuk i kam ik debatit, sa dush që mundoheni me ofendu, kjo sepse veq me hulumtu e me shkru di :)Prandaj qe disa fjalë për përvojën time me shkollimin dhe mësimin!

𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐞 𝐌𝐞𝐬𝐦𝐞!📍 Unë të mesmen e kam kry para luftës, dhe personalisht formimi im intelektual ka qenë 30% shkolla fillore, dhe 70% fakulteti, kurse e mesmja ka qenë gati zero në nivel të mësimit. Në fillore ka pas kualitet dhe aty kemi qenë shkëlqyeshëm krejt deri në klasën e tetë, mirëpo pas represionit të Millosheviqit të viteve 90-ta (ku na larguan nga shkollat), atëherë shkollën e mesme komplet e kemi bë në sistem paralel, në shpi private dhe niveli ka pas rënë përtokë.

📍 𝗦𝗶 𝗸𝗮 𝗾𝗲𝗻ë 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮 𝗲 𝗺𝗲𝘀𝗺𝗲 𝗽𝗮r𝗮 𝗹𝘂𝗳𝘁ë𝘀? Mësimi është kry në shtëpi private! Oraret kanë qenë në dy e tri ndërrime! Aty ka pas mësim për hir të mësimit, por nuk ka pas as tekste, as fletore, as banka, as nxemje, as kohë, e rrjedhimisht as dije s’ka mujt me pas. Ne kemi pas edhe anglisht si lëndë, por asnjëherë anglisht nuk kemi mbajtë, dhe komplet anglishten e kam pas mësuar nga filmat e muzika, por asnjëherë në shkollë. E njejta vlen për astronomi, ku unë jam dashuru pasi kam lexu Neill DeGrasse Tyson. Dhe kjo vlen për shumë tema tjera, edhe gjithashtu për plot miq t’mi. Megjithatë para luftës duhet të vlerësohet vullneti i madh i arsimtarëve që kanë ardh pa paga dhe me mundin ma t’madh veq mos mos me ndalu komplet mësimin, mirëpo aty veq mësim nuk është zhvillu. Për më tepër, kemi pas edhe angazhime tjera ku kemi luftu mbijetesën, pra kemi shitë n’pazar e dyqane, sepse n’atë kohë mbijetesa ka qenë esenciale.

📍 Për më tepër, as mësuesit tanë nuk kanë pas më shumë cka të na ofrojnë, sepse nuk ka pas atëherë shkrim akademik, as literaturë, as hulumtim. Krejt çka kemi ditë është me marrë shënime dhe mësu dicka mekanikisht, dhe krejt cka kemi ditë me shkru kanë qenë hartimat, që kanë qenë komplet hajgare. Vetëm në fakultet e kam pa që haberin se kemi qysh duhet me strukturu një ese, aq më tepër formën e t’menduarit! Mjerim, nën zero kemi qenë!

📍 𝐒𝐚 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐝𝐢𝐭ë 𝐛𝐢𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢?! Përveq shkollës fillore, e që në masë të madhe ka qenë bazike, në shkollë të mesme nuk kemi mësuar asgjë biologji. Në New York për herë të parë e kam lexu “The Greatest Show on Earth,” librin e Richard Dawkins, ku jam mahnit me formën e thjeshtë që e shpjegon teorinë e evolucionit.

Ç𝗸𝗮 𝗺ë 𝗳𝗿𝗶𝗸ë𝘀𝗼𝗻 𝘀𝗵𝘂𝗺ë 𝗺𝗲 𝗯𝗶𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝗻ë 𝘀𝗼𝘁 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗾ë 𝗸𝗮 𝗽𝗹𝗼𝘁 𝗮𝗿𝘀𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿ë 𝘁ë 𝗯𝗶𝗼𝗹𝗼𝗴𝗷𝗶𝘀ë 𝗾ë 𝗲 𝗷𝗮𝗽𝗶𝗻 𝘀𝗶 𝗹ë𝗻𝗱ë 𝗺𝗶𝗿ë𝗽𝗼 𝗱𝗲𝗸𝗹𝗮𝗿𝗼𝗵𝗲𝗻 𝘀𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗲 𝗯𝗲𝘀𝗼𝗷𝗻ë 𝘀𝗶 𝗳𝗮𝗸𝘁. 𝗞𝗷𝗼 𝗱𝗼 𝗱𝘂𝗵𝗲𝗷 𝘁ë 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗲𝘁ë𝘀𝗶𝗺𝗶 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿 𝗻ë 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻ë! Per mua Richard Dawkins ka qenë udhërrëfyesi që unë me kuptu rëndësinë e evolucionit, dhe pastaj nga aty jam njoftu edhe me librin tjetër të tij “God Delusion,” dhe ku jam njoftu me Dan Dennet, Sam Harris, Christopher Hitchens, e plotë tjerë që kishin hap një debat të ri mbi religjionet. Ju betohem që një pjesë e madhe e studentëve në Kosovë as sot nuk kanë dëgju për asnjërin prej tyre. Pra kjo është vetëm një pjesë e debatit ku jam kyq me lexime jashtë shkollimit, sepse fakulteti më ka hap diapazon me lexu e studiu aq shumë sa që as kohë nuk gjej sa kam libra të mire në sirtarë.

📍 Pra në n’shkollë të mesme asnjë nga shokët s’kemi ditë me mendu e shkru në formë akademike, sepse as nuk ka pasur as nivel e as kushte, por as literature. Kam shokë që i kanë pas krejt 5-she në shkollë të mesme, por pastaj ju kam ndihmu me shkru letra për aplikim nëpër fakultete në perëndim sepse s’kanë ditë me shkru një Statement of Purpose. Edhe sot ju ndihmoj, sepse pa fajin e tyre plotë nuk dinë, sepse në masë të madhe nuk dinë t’i mësojnë as profesorët e tyre. A e dini që mundem lirisht me thanë që 50% e studentëve që kanë kry fakultet nuk dinë një ese me shkru. Kam miq që kanë Master pa një shkrim të vetëm, pa asnjë ese, pa asnjë hulumtim. Zero! Pra shkolla e mesme para luftës arsyetohet, sepse nuk ka pas as kushte, as kuadro që kanë ditë me na mësu shkrim akademik, as literaturë, e as tekste shkollore dhe prandaj mund të them lirisht se si unë, komplet edhe shokët e mi që kemi qenë bashkë në shkollë të mesme jemi formu vetëm pasi kemi fillu nëpër universitete. Atëherë ka pas arsye, mjerimi është që edhe sot me këto kushte vazhdojnë njejtë, ku ende 70% të fëmijëve nuk arrinë me kuptu atë që lexojnë, dhe kjo pa fajin e tyre, por kryesisht besoj për shkak të kuadrit të dobët në përgjithësi (ka përjashtime) që nuk i mësojnë as mendim kritik, e as shkrim akademik e hulumtim. 𝐅𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦𝐢 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥 𝐩𝐚𝐬 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐦𝐞!📍

Pra shkollimi në Kosovë NUK më ka shërby në asnjë moment si përgatitje për studimet në New York. Komplet formën e t’menduarit dhe strukturën për me shkru e kam mësu pasi kam ndjek studimet në NY. Në fakultet kam marr klasë shtesë vetëm për me ushtru shkrimin akademik, e pastaj kam ba minor (mini-specializim) në filozofi ku kam marrë gjashtë provime për me mësu si me mendu. Një lëndë ka qenë hyrje në filozofi, dy kanë qenë mendimi kritikë dhe logjika, si dhe tri lëndë tjera për pyetjet e mëdha të shtjellume nga filozofia klasike, e deri te tabu temat, përfshi këtu drejtat LGBTI, religjionet, euthanazinë, liria e shprehjes, dënimin kapital, abortin e plot tema tjera, që tek ne ende janë tabu.

📍 Ne studime, filozofia ka qenë fusha që ma ka ndihmu më së shumti në dy aspekte. E para, më ka mësu me mendim kritik, dhe e dyta, ma ka bind që s’ka temë tabu dhe gjithçka është e hapur për debat. Tjetra, shumë me rëndësi, filozofia më ka bind që e shenjtë në demokraci është vetëm liria e shprehjes! Temë tjetër kjo, por e theksova sepse është shumë e rëndësishme në formimin tim!

📍 Pra, gjatë studimeve në NY e kam kuptu që qëllimi i shkollimit nuk është me mësu sa mban mend sic ishte praktik në Kosovë, por me i mësu tri gjëra bazike. Formën e hulumtimit, strukturën e shkrimit akademik, dhe me ndërtu mendim kritik, dhe pastaj me këto vegla të shërbehesh për me gjurmu apo për me gjet një informacion, apo një të vërtetë të re. Sa me nda anash, më duhet me përmend që hulumtimi është mjeshtëri në vete nga shkrimi. A jam perfekt? Jo! Por besoni, dhe këtë e dine krejt ata që lexojnë e shkruajnë mirë, që përmes postimeve në Facebook mundesh me i kuptu sa dinë me mendu e me shkru. Jo domosdoshmërisht a pajton, por a dine! Janë ndoshta 10 persona shqiptarë që i lexoj me ëndje, edhe pse nuk pajtoj me disa nga ta, por ua pëlqej formën e t’menduarit dhe t’shkruarit. Jo statusa, “Kosova Republikë,” por po flas mendime mbi tema të ndryshme!

📍 Pra, fakulteti të përgatit me veglat që t’duhen për me mendu, me hulumtu, dhe në fund me shkru, dhe krejt këto pastaj i përdor në studimet postdiplomike ku profesorët presin prej teje me qenë i përgatitur me ba hulumtime kualitative! Por jo vetëm, sepse të njejtat aftësi fakultative të shërbejnë edhe në jetë! Pra fakulteti ta jep veq zanatin që ti pastaj me ditë me prodhu, gjithmonë duke lexu për me përmirësu hulumtimin, shkrimin dhe mendimin, sikur që muratori mëson zejen e pastaj e përvetëson atë duke punu e mësu prej mjeshtërve t’mirë! Tek ne ende në masë ushtrohet mësimi mekanik, ku mëson informacion përmendësh por pastaj s’di askush ç’të bëj me të, dhe shpeshherë informacionin e ‘gëlltisin’ si të mirëqenë, e shpeshherë të shenjtë, sepse nuk aplikojnë filter, pra s’ka mendim kritik, dhe ky është rrëziky kryesor për secilën shoqëri. Pra ka mundësi që di me shkru, je i lexueshëm, mirëpo nese nuk ke mendim kritik mbi temën, mbetet një argument i ndërtuar mirë, por shpeshherë mbetet i paarsyeshëm dhe rrjedhimisht i paqëndrueshëm në kohë, pra e humb vlerën sepse nuk i mbijeton kohës.

📍 Mirëpo para luftës NUK ka pas kualitet, as literature, dhe veq në fakultet ne NY kam arritë për shembull me lexu shkrime kualitative për demokracinë, për themeltarët e shtetit amerikanë, për liritë dhe drejtat e njeriut. Në fakultet jam njoftu me filozofinë e John Locke, Thomas Hobbes, e plot filozofi klasike, e deri në Ronald Dworkin, një prej top mendjeve që në librin e tij “Life’s Dominion” i trajton në formë spektakolare çështje jashtëzakonisht komplekse që ndërlidhen me etikën dhe ligjin. Në fakultet kam marrë dije sipërfaqësore për ekonominë, filozofinë, drejtën penale ndërkombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare, artin, sociologjinë dhe shumicën prej këtyre i kam përdor si hyrje për me studiu më thellë pastaj në Master, dhe më vonë në të gjitha shkrimet e mia.

📍 Pas krejt shkollës së mjerueshe në Kosovë, që prapë po e them se nuk kemi mësuar gati asgjë, unë prapë kam synu shkollimin jashtë vendit. Me shumë mund kam arritë me u regjistru në NY, me studiu në gjuhë të huaj, dhe në fund pas katër viteve me u diplomu si një ndër studentët me nderimet më të larta (3.97 nga 4.0), përfshi këtu edhe 2.5 vite Magjistraturë në New School Univeristy, që ka qenë edhe më e lodhshme, dhe atë me sukses 3.59 nga 4.0. Pra fakultet e master studime pa ndërpre për 6.5 vite, dhe gjatë gjithë kohës kam punu nga 8 orë në ditë. E pas shkollimit pastaj kam gjet edhe punë në Gjykatën Fedrale si analist. Ndoshta këtu kjo sakrificë shihet për turp këtu, por unë e mbaj për krenari!𝐏.𝐒. Pra me shkru sa t’doni, veq a keni nerva me lexu, kurse paradoksi është se disa që po m’ofendojnë mu, po e mbajnë Rrahman Jasharin si hero, i cili është një nga arsyet pse në Kosovë 70% e fëmijë na dalin analfabet funksional, dhe po të njejtin ia mbajnë zhagun sot që t’i mbaj fëmijët larg shkollave, dhe besoj kjo tregon gjithcka 🙂