Ministrja e Arsimit

Betohen vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë, Nagavci: Janë humanistët e shekullit tonë

Sot është bërë betimi i 10 vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Në këtë ceremoni, e pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila u shpreh se vullnetarët e Korpusit të Paqes janë humanistët e shekullit tonë, njofton Klankosova.tv.

“Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë humanistët e shekullit tonë, ashtu sikurse edhe të shekullit të kaluar”.

Kontributi i tyre shtrihet në dhjetëra vende gjithandej në botë e në mes tyre edhe në Kosovë, ku nga viti “në vit ka përfshirë edhe fushën e arsimit”, u shpreh ajo.