Kosovë

Diell e vranësira sot, në orët e pasdites reshje lokale shiu

Dita e enjtë në vend parashihet me vransira të shumta dhe intervale me diell. Orëve të pasdites shfaqen kushte për ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 5C, e gjatë ditës shkojnë deri në 12C e 14C. Do të fryj erë veriore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.

Ditën e premtë pritet të ketë më shumë intervale me diell.


Të shtunën vransirat shtohen, e lokalisht priten mundësi për riga shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 14C e 16C. Mundësi për reshje lokale shiu mbeten edhe ditën e diel. Të hënën fillimisht me vransira, ndërsa gjatë ditës intervale me diell, njofton Prishtina Weather.