La Liga

Girona mposht Barcelonën, Reali edhe zyrtarisht kampion i La Ligas

Real Madridi ka fituar titullin e 36-të të kampionit në La Liga. “Mbretërit” siguruan titullin pas dështimit të Barcelonës në përballjen me Gironën të shtunën. Kur kanë mbetur edhe katër xhiro, Reali edhe matematikisht është kampion në Spanjë.

Madrilenët tani kanë 13 pikë më shumë se ndjekësi i parë, Girona. Distanca është e pamundshme që të thyhet dhe skuadra e Carlo Ancelottit tashmë mund të festojë.

Barcelona nisi më mirë ndeshjen e së shtunës. Andreas Christensen realizoi në minutën e tretë, por Artem Dovbyk barazoi vetëm një minutë më pas. Në minutën shtesë të pjesës së parë realizoi Robert Lewandowski për 2:1 në të mirë të Barçës. E pjesa e dytë ishte krejt në favor të Gironës. Portu realizoi dy gola dhe një tjetër e shënoi Gutierrez për rezultatin final 4:2 në favor të Gironës. 

Në tabelë, Reali ka 87 pikë të tubuara. Girona është e dyta me 74, ndera Barcelona bie në vend të tretë me 73 pikë.