Dronët

Dronët Bajraktar në Shqipëri nisin kontrollet nga ajri

Dronët Bajraktar në Shqipëri raportohet se gjatë ditëve në vijim do të nisin kontrollet e para nga ajri.

Sipas “Klan”, kështu do të monitorohet territori dhe tentativat për kultivim kanabisi e ndërtime pa leje.

Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla ka pasur sot takimin e parë në zonëne Lumit të Vlorës, në kuadër të udhëtimeve që do të përfshihen në të gjithë vendin.

“Mjaft më me historitë e çative të fshatit, merruni me kultivimin e kanabisit, merruni me ndërtimet pa leje në bregdet. Mos u merrni as me stane as me muret rrethuese të shtëpive. Këta këtu, dinë t’i qajnë muret rrethuese. I bëjnë me gurë, i bëjnë pa çimento, i bëjnë pa beton.” – citohet se ka thënë ai.

Po ashtu, Balla ka shtuar se fotografimi do të bëhet nga ajri.