Këngëtarja serbe

Ceca e entuziasmuar, thotë se 10 mijë njerëz ishin në koncertin e saj në veri të Mitrovicës (FOTO/VIDEO)

Këngëtarja serbe, Ceca, ka zhvilluar sot një koncert në veri të Mitrovicës, ku ka thënë se rreth 10 mijë njerëz janë mbledhur për ta dëgjuar atë.

Ajo ka thënë se koncerti i zhvilluar sot në veri të vendit është një ndër momentet më të bukura në jetën e saj.

“Një nga momentet më të bukura në jetën time. Nuk ekzistojnë fjalë që mund ta përshkruajnë momentin kur i shihni ato fytyra të cilat duan që festat t’i presin me gëzim dhe lumturi”, ka shkruar Ceca në llogarinë e saj të Instagram-it.

“Ky koncert ku morën pjesë në shumë se 10 mijë njerëz ka treguar gjithçka. Botë, pse fëmijët tanë të jenë viktima. Populli im faleminderit për të gjitha”.

Këtu mund ta lexoni shkrimin e plotë që Ceca e ka postuar në llogarinë e saj të Instagram-it.

Lexoni edhe:
Koncerti në Mitrovicë