LAJMI I FUNDIT: Ceca hyn në Kosovë

Sot në Mitrovicën e Veriut do të këndojë këngëtarja serbe e turbo-folkut e njohur si Ceca, gruaja e kriminelit serb Arkan.

Sipas burimeve të Ballkani.info, nga doganat e Kosovës është bërë e ditur se ajo ka hyrë në Kosovë rreth orës 11:00.

Me ftesën e bosit të nëntokës serbe në komunat veriore Milan Radojçiçit ajo do të këndojë në një koncert protestë.

Burime nga veriu tregojnë se për koncertin janë angazhuar edhe kompani shqiptare me zerim dhe binë.

Koncerti i Cecës po shfrytëzohet nga Serbia për ta masovizuar dhe mobiluzar qytetarin serb në veri që ta kundërshtojë sistemin e Republikës së Kosovës. Ceca edhe gjatë viteve të ’90-ta ka mbajtur koncerte në Kosovë, sepse duke qenë bashkëshortja e Arkanit ka mobilizuar nacionalizmin serb.

Për të njëjtat motive tashmë pushteti i Vuçiçit e ka caktuar koncertin e sotëm. Sipas të dhënave, asaj nuk iu ka ndaluar hyrja duke konsideruar se nuk paraqet cenim sigurie.

Foto e skenuar e pasaportës së këngëtares, e siguruar nga Ballkani.info:

/Ballkani.info/