Ceca elektrizon serbët në Mitovicë, e nis koncertin më këngën “Ajrin që e thith” (FOTO)

Këngëtarja kontroverse serbe, Ceca Razhnatoviq ka hyrë në Kosovë pa problem përmes pikës kufitare në Jarinë.

Ballkani.info ka raportuar më herët se ajo rreth orës 11 është futur në territorin tonë.

Ajo pas mesditës e ka mbajtur koncertin në qendrën e studentëve në Mitrovicën veriore, në kuadër të protestave të serbëve kundër taksës që institucionet e Kosovës kanë vënë për mallrat serbe.

Këngëtarja që ka qenë e martuar me kriminelin e vrarë serbe, Arkan, ka thënë se në Mitrovicë ka ardhur me “zemër dhe këngë” që t’i mbështesë bashkëkombasit e saj, raporton Ballkani.info.

Paraqitjen afër Shkollës Teknike, para serbëve e ka filluar me këngën “Ajrin që e thith”.

Ajo po ashtu ka thënë se do t’i mbështesë mitrovicasit, “nëse është nevojshme edhe me ndihma humanitare”.

Edhe pse dje ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se nuk duhet lejuar që Ceca të vije në Kosovë pa leje speciale, megjithatë autoritetet kosovare e lejuan atë. /Ballkani.info/